Shpërthimi i “Elda”-s, drejtori i zjarrfikëses: Ka pasur rrjedhje gazi, do shihen kamerat dhe do hetohet nëse ka qenë defekt teknik

Shpërthimi i “Elda”-s, drejtori i zjarrfikëses: Ka pasur rrjedhje gazi, do shihen kamerat dhe do hetohet nëse ka qenë defekt teknik

Shkëlqim Goxhaj TIRANË- Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë. Në një prononcim nga vendngjarja, Goxhaj tha se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e zyrave të karburantit dhe se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Sipas tij, shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe dy stacionet më të afërta janë angazhuar në operacion. Goxhaj tha se për zbardhjen e plotë të rrethanave do të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe mundësia që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në pikën e karburantit. “Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu...