Shpërthimet në Durrës! Lokali ku u vendos tritoli në pronësi të Gëzim Kajnos, i dënuar për vrasje

Shpërthimet në Durrës! Lokali ku u vendos tritoli në pronësi të Gëzim Kajnos, i dënuar për vrasje

Gëzim Kajno DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga dy shpërthimet me eksploziv gjatë orëve të para të mengjesit në Durrës. Mësohet se një nga shpërthimet është regjistruar në ambientet e jashtme të lokalit në pronësi të Gëzim Kajno, i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Viktima ishte i ulur në lokal dhe në gjendje të dehur fyente klientët dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno i kërkoi Kërtushës që të mos i fyente klientët. Pas konfliktit në lokal, Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina dhe u qëllua me armë nga Kajno. Hetimet vijonë për zbardhjen e ngjarjes së tritolit dhe kapjen e autorëve.