Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur
Një shpërthim në një minierë qymyri në veriperëndim të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë, një minator tjetër mbetet i bllokuar brenda minierës, raportuan mediat lokale të premten. Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi në minierën në qytetin Gelik dyshohet se u shkaktua nga prania e gazit të ndezshëm. Guvernatori i Zonguldakut, Osman Hacibektasoglu, deklaroi se tetë persona ndodheshin në tunel në momentin e shpërthimit, ndërsa shtatë prej tyre u nxorën nga miniera. Dy minatorë humbën jetën pasi u transportuan në spital. Dy nga të mbijetuarit pësuan djegie të rënda. Njëri prej tyre është transferuar në Ankara, ndërsa po përgatitet transferimi edhe i minatorit tjetër. “Një nga minatorët...
Burimi:
javanews.al