Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen

Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lëshoi akuza të forta në drejtim të Edi Ramës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai deklaroi se siguria kombëtare është cenuar dhe akuzoi qeverinë se shërbimet e sigurisë në Shqipëri janë vendosur nën ndikimin e strukturave kriminale. Duke iu referuar drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, Noka ngriti pretendime për të kaluarën e saj në Kosovë dhe për lidhje të dyshuara me shërbime të huaja. Ai e lidhi gjithashtu emërimin e saj me kryeministrin Edi Rama dhe pretendoi se situata përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe atë të vendeve të NATO-s. Noka kërkoi që kryeministri të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari dhe dorëheqjen e tij. “Tani zotërinjtë ta zënë vendin e tyre, e dimë,...