Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Video/ E papritur në Big Brother VIP 5, ndodh puthja e parë në shtëpi mes Selinës dhe… Gretës
Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë mbrëmjen e së hënës ‘Akuariumin’ dhe janë bashkuar me pjesën tjetër të banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas një vendimi të Vëllait të Madh. Megjithatë, dalja nga izolimi erdhi me një kusht të rreptë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë, përveçse mes tyre. Thyerja e këtij rregulli do të sillte rikthimin e menjëhershëm të të gjithëve në ‘Akuarium’ për një kohë të pacaktuar. Sapo u bashkuan me banorët e tjerë, tensioni dhe provokimet nuk munguan. Pjesa tjetër e shtëpisë u përpoq vazhdimisht t’i vërë në siklet dhe t’i nxisë që të flasin, duke rrezikuar humbjen e sfidës. Një nga momentet më të komentuar ndodhi në...




