Vajza e Fjolla Morinës reagon pas akuzave në Big Brother: Janë fëmijët ata që lëndohen më shumë

Vajza e Fjolla Morinës reagon pas akuzave në Big Brother: Janë fëmijët ata që lëndohen më shumë

Situata e krijuar së fundmi në shtëpinë e Big Brother, pas disa deklaratave dhe akuzave të drejtpërdrejta ndaj këngëtares Fjolla Morina, ka sjellë reagime edhe jashtë mureve të reality show-t. Së fundmi, ka reaguar vajza e këngëtares, e cila shprehet e tronditur dhe e lënduar nga ajo që është thënë në emision. Në reagimin e saj publik, ajo tregon se ka mbetur pa fjalë nga deklaratat e bëra nga një prej banoreve të shtëpisë, duke zgjedhur që të mos e përmendë me emër. Sipas saj, akuzat janë bërë pa u menduar për pasojat dhe situata e sotme ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ajo thekson se, pavarësisht presionit dhe debatit të ashpër, nëna e saj ka treguar maturi në mënyrën se si i ka përballuar fjalët...