Urdhër arrest për aktoren e famshme turke, reagon për herë të parë
Showbiz E Mërkurë, 25 Mars 2026 15:16 Aktorja e njohur turke, Hande Erçel është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Istanbul, i cili ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë. Si pjesë e këtij operacioni, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti, ndërsa 14 persona të tjerë janë arrestuar menjëherë gjatë një operacioni të koordinuar. Ky hetim i udhëhequr nga Prokuroria e Stambollit dhe Drejtoria për Krimet Narkotike, ka përfshirë gjithsej 16 të dyshuar. Pas lajmit për urdhrin e arrestit, aktorja ka bërë deklaratën e saj të parë. Ajo tha se ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se ka mësuar për urdhrin përmes mediave. “Kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj për arsye studimi. Mbrëmë, si të gjithë...
Burimi:
kohajone.com