Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje
Një incident i rëndë ka ndodhur pranë banesës së këngëtares së njohur Rihanna në Los Angeles, ku një grua dyshohet se ka qëlluar me armë drejt shtëpisë së saj. Autoritetet kanë arrestuar një 35-vjeçare nga Florida, e identifikuar si Ivanna Ortiz, e cila përballet me akuza për tentativë vrasjeje. Sipas policisë së Los Angelesit, e dyshuara dyshohet se ka qëlluar disa herë nga automjeti i saj drejt adresës së artistes, ku ajo jeton me partnerin e saj, reperin ASAP Rocky. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk është raportuar asnjë i lënduar. Një raport policor i siguruar nga mediat amerikane tregon se të paktën dhjetë të shtëna janë qëlluar nga një makinë e bardhë Tesla, e cila ishte ndaluar përpara banesës së artistes. Pas të shtënave, drejtuesja...
Burimi:
argjiroja.net