Supermodelja Bella Hadid, një lidhje e re pas Adan Banuelos

Supermodelja Bella Hadid, një lidhje e re pas Adan Banuelos

Supermodelja Bella Hadid nuk ka qëndruar gjatë beqare pas ndarjes përfundimtare nga Adan Banuelos. Pavarësisht thashethemeve për një rikthim me kaubojin, Hadid duket se ka kthyer faqen me menaxherin e projekteve Nathan Lacy. Zërat për një flirt të mundshëm të 29-vjeçares nisën në shkurt, kur ajo u fotografua në Milano në shoqërinë e një burri misterioz. Vetëm së fundmi, pas një tjetër daljeje publike të çiftit, u zbulua identiteti i tij. Burri në krah të Hadid është Nathan Lacy, 38 vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur nga Kolorado, e cila zotëron një firmë ndërtimi në Crested Butte. Familja e Lacy-t është e njohur në të gjithë shtetin si “shumë katolike dhe shumë konservatore”. Pas shfaqjes së parë në Milano, çifti është fotografuar disa herë...