Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

Finalja e Kupës së Botës 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet më madhështore sportive dhe muzikore në histori. Për herë të parë në një finale të Botërorit do të zhvillohet një spektakël zyrtar i pushimit mes pjesëve (“halftime show”), ku do të marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore. FIFA ka konfirmuar se Justin Bieber do të jetë pjesë e kësaj shfaqjeje, duke iu bashkuar yjeve si Madonna, Shakira dhe grupi i njohur korean BTS. Spektakli do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey”, aty ku do të luhet edhe finalja e madhe e Kupës së Botës 2026. Organizatorët presin që kjo ngjarje të ndiqet nga qindra miliona tifozë në të gjithë botën. Drejtimi artistik i...