Sot mësohet finalisti i parë, Ferma VIP drejt finales së madhe të 15 qershorit
Më 15 qershor, “Ferma Vip 3” do të mbyllë dyert e një tjetër edicioni të suksesshëm, ndërsa prime i kësaj të hëne pritet të shkaktojë një stuhi emocionesh, përballje të forta e momente të paharruara për pjesëmarrësit dhe të gjithë publikun besnik të këtyre muajve. Me vetëm një javë të mbetur deri në finale, çdo hap është i rëndësishëm dhe çdo vendim mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Në këto ditë të fundit, sytë janë drejtuar tek rivaliteti i fortë i secilit fermer. Ndërsa disa nga ata kanë krijuar lidhje të forta miqësore, të tjerë po luftojnë për të ruajtur pozitat e tyre brenda shtëpisë. Është pikërisht përballja e Romirit me Mozën për të siguruar një vend në finale, e për këtë vendimi i takon...
Burimi:
vizionplus.tv