Sot finalja e Miss Shqipëria, gjithçka gati në Pogradec ku do kurorëzohet fituesja e konkursit të bukurisë

Sot finalja e Miss Shqipëria, gjithçka gati në Pogradec ku do kurorëzohet fituesja e konkursit të bukurisë

Vetëm pak orë na ndajnë nga kurorëzimi i Miss Shqipëria 2026 dhe emocionet janë çdo minutë e më të forta për 25 finalistet që do të ngjiten sonte në skenën e Amfiteatrit të Pogradecit.Dita e fundit para spektaklit ka qenë e mbushur me angazhime intensive dhe përgatitje të pandërprera. Konkurrentet realizuan grimin për provën gjenerale, duke testuar paraqitjen e tyre për natën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi. Më pas, vajzat morën pjesë në inaugurimin e rrugës “Naim Frashëri”, një prej zonave më të rëndësishme historike të Pogradecit. Pas restaurimit të plotë, ndërtesat e kësaj lagjeje kanë rifituar pamjen autentike të dikurshme, duke ruajtur identitetin dhe vlerat historike që e karakterizojnë qytetin. Pas aktivitetit, vëmendja u përqendrua sërish te prova gjenerale. Finalistet dhe stafi realizuan...