Si u bë 1 janari dita e parë e vitit

Si u bë 1 janari dita e parë e vitit

Në shumë vende, viti i ri fillon më 1 janar. Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, për shekuj me radhë, data të tjera shënonin fillimin e kalendarit, duke përfshirë 25 marsin dhe 25 dhjetorin. Caktimi i 1 janarit si Dita e Vitit të Ri erdhi falë mbretit romak Numa Pompilius. Gjatë mbretërimit të tij (715–673 para Krishtit) Numa e rishikoi kalendarin republikan romak në mënyrë që janari të zëvendësonte marsin si muajin e parë. Ishte një zgjedhje e përshtatshme, pasi janari u emërua sipas Janusit, perëndisë romake të të gjitha fillimeve; ndërsa muaji mars ishte në nder të perëndisë së luftës, Marsit. Por 1 janari nuk u bë fillimi zyrtar i vitit romak deri në vitin 153 para Krishtit. Në vitin 46 p.K...