“Shumë njerëz që po na dëgjojnë”/ Dua Lipa kthehet në zërin e protestuesve në Instagramin me 88 milion ndjekës

“Shumë njerëz që po na dëgjojnë”/ Dua Lipa kthehet në zërin e protestuesve në Instagramin me 88 milion ndjekës

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Shqipëri gjatë një bisede në kuadër të Klubit të Librit Service95, ku në fokus ishte libri autobiografik i Ypit, “I Lirë”. “Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë e sotme”, shprehet Lea Ypi gjatë bisedës, duke theksuar se e kaluara dhe e tashmja e vendit janë të pandashme. Në diskutim, Dua Lipa dhe Lea Ypi ndalen edhe te protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke folur për tensionin mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe për rëndësinë e mbajtjes përgjegjës të atyre që janë në pushtet. Sipas tyre, angazhimi qytetar mund të sjellë ndryshime politike, ndërsa njerëzit që po luftojnë për të...