“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e aktorit në Ferma Club: Moza ka mungesë të theksuar konsekuence

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e aktorit në Ferma Club: Moza ka mungesë të theksuar konsekuence

Aktori Romir Zalla përjetoi një nga momentet më emocionuese në spektaklin e fundit të “Ferma VIP”, kur u surprizua nga dy fëmijët e tij. Fillimisht ai takoi vajzën mes emocionesh të forta, ndërsa pas mesnate, në ditëlindjen e tij, mori një tjetër surprizë nga djali. E ftuar në “Ferma Club”, partnerja e tij, Suela, foli për rrugëtimin e aktorit brenda fermës dhe mënyrën se si ai po e përjeton këtë eksperiencë. “Unë nuk mund ta quaj lojë. Jo për hir të termit lojë, por është një qëndrim i Romirit në disa kushte të izoluara. Po qëndron me të panjohur kaq gjatë. Besoj se Romiri e ka të plotësuar hapësirën e tij për të qenë aktor, qendra e vëmendjes. Është ndër aktorët më aktiv. Nuk mund...