Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nisur zyrtarisht sezonin veror të festivaleve me një performancë energjike në Isle of Wight Festival, një nga festivalet më të njohura muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Artistja elektrizoi skenën me një sërë hitesh të saj, duke u mirëpritur nga mijëra fansa të pranishëm. Me energjinë karakteristike dhe performancën plot ritëm, Rita dëshmoi edhe një herë pse vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm të muzikës pop ndërkombëtare. Pak ditë para koncertit, ajo kishte paralajmëruar se ky do të ishte vetëm fillimi i verës së saj muzikore. Pas një performance akustike surprizë në Soho House, Rita shkroi në Instagram: “Faleminderit Soho House që gjithmonë më lejoni të vij dhe të mbaj një performancë akustike spontane. Është...
Burimi:
ntv.al