Rikthehet Celine Dion! Këngëtarja njofton 10 koncerte në Paris pas betejës me sëmundjen
Këngëtarja Céline Dion ka dhuruar një surprizë të veçantë për fansat në ditëlindjen e saj të 58-të, duke njoftuar rikthimin në skenë me një seri koncertesh në Paris. Artistja bëri të ditur se do të performojë në 10 koncerte përgjatë pesë javëve në Paris La Défense Arena gjatë kësaj vjeshte. Këto do të jenë koncertet e saj të para që nga momenti kur zbuloi në vitin 2022 se vuan nga stiff-person syndrome. Në një video të publikuar në Instagram, këngëtarja e hitit My Heart Will Go On u shpreh optimiste për gjendjen e saj shëndetësore. “Jam shumë mirë, po menaxhoj shëndetin tim, ndihem mirë dhe kam filluar të këndoj sërish. Madje kam bërë edhe pak vallëzim,” tha ajo, duke shtuar se ishte hera e parë...
Burimi:
vizionplus.tv