Reperi Getinjo shihet i shoqëruar me policë në aeroport
Showbiz E Martë, 17 Shkurt 2026 11:09 Reperi i njohur Getinjo, nga Ferizaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas disa pamjeve që shpërndau në rrjetet sociale, ku shihet i shoqëruar nga policë në një aeroport. Videoja, e publikuar në profilin e tij në Instagram, ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga fansat, duke i vënë të gjithë në pritje të një shpjegimi. Në pamjet e shpërndara, Getinjo duket i qetë dhe e ka marrë gjithë situatën me sportivitet. Në sfond dëgjohet kënga “P9”, bashkëpunimi i tij me Mozzik, një detaj që ka shtuar përshtypjen se nuk ka pasur ndonjë tension të dukshëm nga ana e reperit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga vetë reperi apo nga autoritetet për arsyen e ndalimit...
Burimi:
kohajone.com