Publiku ndëshkon Fabjolën! Dy hyrje të reja në Ferma VIP, Agai suprizon Elvis Pupën

Publiku ndëshkon Fabjolën! Dy hyrje të reja në Ferma VIP, Agai suprizon Elvis Pupën

Mbrëmjen e së premtes është transmetuar nata e 13-të e spektaklit Ferma VIP në ekranin e Vizion Plus, një prime i mbushur me emocione të forta, largime të papritura, hyrje të reja dhe tensione që kanë trazuar totalisht dinamikat në fermë. Që në nisje të spektaklit, vëmendja ishte përqendruar te televotimi për fatin e Fabjolës, pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit të së hënës. Pas vendimit të Agait për ta çuar fermeren në televotim të posaçëm, publiku vendosi që Fabjola të largohet nga gara. Por të papriturat nuk mbaruan këtu. Një tjetër moment i fortë ishte kërkesa e Gresës për të lënë përfundimisht garën. Edhe pse largimi ishte kërkuar disa herë prej saj gjatë javëve të fundit, këtë herë vendimi dukej përfundimtar. Prime-i solli gjithashtu...