Plagoset me armë ‘Gucci’ i TikTok-ut/ Identifikohen 3 autorët! I lënduari: Isha duke ecur kur më qëlluan

Plagoset me armë ‘Gucci’ i TikTok-ut/ Identifikohen 3 autorët! I lënduari: Isha duke ecur kur më qëlluan

Personazhi i njohur në TikTok, Fabion Kuçi ose i njohur ndryshe me pseudonimin ‘GUCCI’, është plagosur me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar një natë më parë në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr. 9. Burimet bëjnë me dije se ai është plagosur në krah me armë dhe fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Blutë kanë identifikuar 3 autorët dhe po punojnë për kapjen e tyre. Në dëshminë e tij Kuçi ka deklaruar se nuk e ka parë personin që e qëlloi për shkak të errësirës. “Po ecja në rrugë kur jam qëlluar nga një person që nuk munda ta identifikoj për shkak të errësirës. Autori është larguar me makinë. Mua më kanë sharë shumë veta në TikTok dhe unë u jam përgjigjur të gjithëve”, citohet të ketë  thënë...