Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

Nis nata e dytë e Post Ferma VIP në Vizion Plus, nën moderimin e Florian Agalliut dhe me dy opinionistët, Einxhel Shkirën dhe Ermal Mamaqin. Pas përfundimit të edicionit të tretë, plot emocione, sfida dhe surpriza, ish-fermerët do të përballen me njëri-tjetrin për deklaratat e bëra, hatërmbetjet, miqësitë dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur brenda dhe jashtë fermës. Kush nga fermerët u kujdes më shumë për punët në stallë? Po miqësitë e krijuara nga jashtë, a i rezistuan izolimit të Ferma VIP? Çfarë ndodhi me marrdhënien Ilir-Ervin. Deklaratat e tyre në Post Ferma VIP do të trondisin publikun. Për herë të parë, Sara Karaj zbulon të vërtetën e informacioneve nga jashtë, e kryesisht për protestën, për të cilën u kryqëzua në rrjet. Po marrdhënia Indri-Vanesa,...