Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për herë të parë publikisht me të dashurën e tij 29 vite më të re
Historia e dashurisë mes Brad Pitt dhe Ines de Ramon është bërë zyrtare edhe në Instagram. Çifti u shfaq së bashku në fotografi të publikuara nga parukieria Laurie Zanoletti, pas mbrëmjes së tyre në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York. Aktori 62-vjeçar dhe partnerja e tij 33-vjeçare u fotografuan duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, të veshur të dy me kombinime elegante në të zeza, përpara se të shkonin në eventin e zhvilluar në Madison Square Garden. Brad Pitt kishte zgjedhur një kostum klasik të zi me papijon dhe syze dielli, ndërsa Ines de Ramon u shfaq me një fustan të zi elegant me dantellë, vathë në formë loti dhe flokët e kapur në një bisht të lartë. “Të preferuarit e mi @inesdrmn...
Burimi:
vizionplus.tv