Nis krijimi i grupimeve në fermë, Mimoza Ahmeti shpallet e preferuara e publikut

Nis krijimi i grupimeve në fermë, Mimoza Ahmeti shpallet e preferuara e publikut

Mbrëmja e dytë e “Ferma VIP 3” erdhi plot dinamika, tensione dhe surpriza, duke e bërë gjithnjë e më të qartë se loja sapo ka nisur të marrë formë. Spektakli nisi me nota humori, ku në qendër të vëmendjes ishte Mimoza Ahmeti. Me stilin e saj karakteristik dhe batutat spontane, ajo vijon të jetë një nga personazhet më të komentuara si brenda fermës, ashtu edhe jashtë. Por shumë shpejt, atmosfera ndryshoi. Brenda shtëpisë kanë nisur përçarjet e para, me një përplasje të dukshme mes Akilit me Blerinën dhe Sarën, duke sinjalizuar krijimin e poleve dhe grupimeve të para mes fermerëve. Jashtë debateve, nuk munguan edhe komentet nga opinionistët, të cilët u ndalën te raporti i Soni Malajt me Jonida Maliqin, duke sjellë një tjetër dimension...