Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare stilisti i njohur i flokëve, zbulohet shkaku

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare stilisti i njohur i flokëve, zbulohet shkaku

Stilisti i flokëve i të famshmëve Kim Vo, një kolorist i preferuar për yjet më të mëdhenj të Hollivudit, përfshirë Gwyneth Paltrow, Kate Hudson, Britney Spears, Goldie Hawn, Uma Thurman dhe Pamela Anderson ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin kolorektal. Burri i Kim-it, Adeel Khan, e konfirmoi lajmin në Instagram, duke përshkruar një lamtumirë intime dhe të dhimbshme, duke shkruar se burri i tij i dashur, miku më i mirë dhe partneri në jetë dhe biznes kishte “dhene frymën e fundit”. Adeel zbuloi se Kim u diagnostikua me kancer kolorektal në vitin 2018, duke thënë se ai “luftoi me trimëri, duke fituar shumë beteja gjatë rrugës dhe duke tejkaluar të gjitha pritjet mjekësore” nën kujdesin e Dr. Lawrence Piro dhe ekipit të...