“Miss Shqipëria” ndalet në Pogradec, vajzat vizitojnë destinacionet kryesore turistike të zonës, Drilonin dhe Linin

“Miss Shqipëria” ndalet në Pogradec, vajzat vizitojnë destinacionet kryesore turistike të zonës, Drilonin dhe Linin

Rrugëtimi i vajzave të Miss Shqipëria në juglindje të vendit vijoi mes peizazheve magjepsëse të Pogradecit dhe zonave përreth, ndërsa përgatitjet për finalen e madhe hyjnë në fazën vendimtare. Ndalesa e parë ishte në Drilon, një prej perlave turistike të zonës, ku konkurrentet realizuan foto dhe materiale promocionale, ndërsa shijuan nga afër natyrën e veçantë që e bën këtë destinacion kaq të dashur për vizitorët. Më pas, vajzat vizituan Tushemishtin, një nga fshatrat më të njohur buzë liqenit të Ohrit. Mes panoramës së mrekullueshme liqenore, ato shijuan edhe momente relaksi, duke përfituar nga mikpritja dhe atmosfera e qetë e Drilonit. Pas vizitave, konkurrentet u rikthyen në Hotelin, ku u akomoduan, për t’iu rikthyer më pas përgatitjeve për spektaklin final. Ndërkohë, dita e dytë e qëndrimit...