“Martesën time e quaj padiskutim një ferr”, moderatorja shqiptare bën rrëfimin prekës për jetën me ish-bashkëshortin

“Martesën time e quaj padiskutim një ferr”, moderatorja shqiptare bën rrëfimin prekës për jetën me ish-bashkëshortin

Moderatorja shqiptare Hygerta Sako ka bërë një rrëfim tronditës për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, duke ndarë me publikun dhimbjen, humbjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite. Ajo tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babain, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një periudhë kur pandemia e COVID-19 sapo kishte paralizuar botën. “Është një pamje që nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Edhe sot, pas gjashtë vitesh, më rikthehet shpesh dhe më dhemb njësoj”, u shpreh ajo, duke theksuar se dhimbja u rëndua edhe më shumë nga rrethanat e asaj kohe. Hygerta rrëfeu se për shkak të masave kufizuese, babanë e përcolli për në banesën e fundit me vetëm...