Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menaxherit të saj: I kemi mbyllur punët njëherë e mirë…

Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menaxherit të saj: I kemi mbyllur punët njëherë e mirë…

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka vendosur mbrëmjen e djeshme të largohet nga Ferma VIP, duke surprizuar publikun dhe banorët e tjerë të spektaklit. Gjatë deklaratës së saj, Gresa u shpreh se gjendja emocionale dhe psikologjike ishte rënduar ndjeshëm pas qëndrimit tek “Fakiri”, situatë që sipas saj u pasua edhe nga ngjarje të tjera brenda fermës, përfshirë largimin e Adit dhe Olës. Ndërkohë, sot në emisionin Ferma Club, moderatori Florian Agalliu zbuloi se Gresa ishte parashikuar të ishte pjesë e panelit, por një mesazh i ardhur nga menaxheri i saj ndryshoi gjithçka. “Menaxheri i Gresës ka deklaruar se i kemi mbyllur punët njëherë e mirë me Fermën”, u shpreh Agalliu gjatë transmetimit. Deri tani, vetë Gresa nuk ka bërë një reagim tjetër publik pas largimit nga spektakli....