No Image Available

Lajmi që askush nuk e priste për Schumacher, ja çfarë po ndodh me gjendjen e tij

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili u lëndua rëndë në një aksident me ski 12 vjet më parë, raportohet se nuk është më i shtrirë në shtrat. Sipas zbulimeve ekskluzive të Daily Mail+, shërimi i ngadaltë i 57-vjeçarit gjerman ka mbetur një sekret i ruajtur me fanatizëm, i njohur vetëm nga familja e tij e ngushtë dhe një rreth shumë i kufizuar miqsh të besuar. Burime pranë Schumacherit thonë se ai tashmë është ulur në një karrige me rrota dhe mund të lëvizë brenda pronave të tij luksoze, vilës prej 30 milionë paundësh në Majorka dhe rezidencës prej 50 milionë paundësh në Gland, në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Përkujdesja ndaj tij sigurohet nga bashkëshortja Corinna, me të cilën është i martuar prej...