“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën barbare: Më thirrën për sqarim dhe më lanë për të vdekur

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën barbare: Më thirrën për sqarim dhe më lanë për të vdekur

Gazetari Elton Tozaj i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë, ka folur ekskluzivisht për ‘Shqipëria Live’. Ai tha se ka lënë një takim me personat që thotë se e kanë dhunuar, për të sqaruar mes tyre situatën dhe reagimin e tij për lajmet që kishte publikuar. Sipas tij pasi është takuar ata e kanë dhunuar barabarisht dhe thotë se e kanë lënë për të vdekur në mes të rrugës. “Gjithçka ka nisur 12 ditë më parë, kur kam qenë në një emision të përditshëm të mëngjesit ku bëj pjesën e showbizit, dhe aty pata deklaruar se një vajzë publike, kishte lidhje intime me një personazh nga bota e krimit që është në kërkim nga SPAK, dhe kam paraqitur dhe videot që i kisha...