Kim Kardashian rrëfen perriudhën e vështirë me sëmundjen e psoriazës: Kur njollat u përhapën në fytyrë, u ndjeva e pasigurt!

Kim Kardashian rrëfen perriudhën e vështirë me sëmundjen e psoriazës: Kur njollat u përhapën në fytyrë, u ndjeva e pasigurt!

Psoriaza nuk ndikon vetëm në lëkurë, por mund të ndikojë edhe në vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale. Për këtë përvojë ka folur hapur edhe ylli televiziv Kim Kardashian, e cila prej vitesh përballet me këtë sëmundje kronike. Në një intervistë për revistën People, Kardashian tregoi se në fillim ishte përpjekur ta pranonte gjendjen e saj, por gjithçka u bë më e vështirë kur shenjat e psoriazës nisën të përhapeshin dhe të shfaqeshin edhe në fytyrën e saj. “Vetëbesimi im dhe mënyra se si ndihesha për lëkurën time ndryshonin në varësi të asaj se sa keq përkeqësohej gjendja”, rrëfeu ajo. Kardashian tha se kishte periudha kur ndihej e fortë dhe e bindur se mund të jetonte normalisht me psoriazën, por gjendja ndryshonte kur njollat bëheshin më të...