“Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Malajn në Ferma VIP me surprizën magjike
Gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP, Soni ka folur shpesh për historinë e saj të dashurisë me Florin, duke surprizuar publikun me rrëfimet e sinqerta për marrëdhënien e tyre. Madje, në një prej bisedave në fermë, ajo i bëri edhe një thirrje spontane artistit. “Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, ishte shprehur ajo me humor. Por Flori vendosi t’i përgjigjej në një mënyrë krejt të veçantë. Në vend të një droni, ai i dhuroi një spektakël me plot 300 dronë që ndriçuan qiellin, duke krijuar një performancë mbresëlënëse vizuale. Në qiell u shfaq edhe një dedikim i veçantë: “Jo 1 dron, por 300 dronë për ty”, ndërsa dronët formuan edhe portretin e Soni...
Burimi:
vizionplus.tv