“Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina Bajko flet pas largimit nga “Ferma VIP”: Moza tallet me realitetin
Blerina Bajko është larguar përfundimisht nga “Ferma VIP” mbrëmjen e së hënës, pasi rezultoi fermerja më pak e votuar nga publiku në një televotim ku të gjithë banorët ishin në nominim, me përjashtim të Sonit, e cila mbante statusin e kryefermeres. Pas leximit të rezultatit, Blerina u largua pa takuar asnjë nga fermerët, duke thënë vetëm: “Shpresoj që gjërat të ndryshojnë këtu”. E ftuar në “Ferma Club”, ajo u shpreh e kënaqur me eksperiencën e saj në reality show. “Jam shumë e lumtur që kam dalë, pjesa e parë është më e bukura, tani bëhet pis. Jam kënaqur pafund. Kemi bërë sfida, kam edhe shenja. Pjesa më e bukur ka qenë nga fillimi. Prurjet e reja e bënë pis situatën”, tha ajo. Duke komentuar largimin,...
Burimi:
vizionplus.tv