“Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevisën pas largimit nga Ferma VIP, por a mund të rikthehet me Vanesën?
Aktori Indri Shiroka është larguar përfundimisht nga reality show “Ferma VIP 3” gjatë spektaklit të mbrëmshëm, pasi nuk arriti të sigurojë votat e publikut, duke u renditur ndër më pak të preferuarit së bashku me Klevisën dhe Kostanën. Në sfidën mes tyre, Kostana arriti të fitojë dhe të shpëtojë nga televotimi. Pas daljes nga formati, në emisionin “Ferma Club”, Indri u shpreh se nuk ndjen keqardhje për largimin e tij. “Nuk më erdhi keq. U ezaurova komplet”, tha ai, duke shtuar se përvoja në lojë e kishte lodhur emocionalisht. Ai foli gjithashtu për marrëdhënien me Klevisën, duke pranuar se është penduar për disa deklarata. “Jam penduar, i kam kërkuar falje Klevisës që shpreha pëlqimin. Ka qenë një moment dobësie”, u shpreh aktori, duke theksuar se...
Burimi:
vizionplus.tv