Ilir Vrenozi flet për herë të parë pas largimit nga BB VIP
Ilir Vrenozi ka thyer heshtjen për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5, duke ndarë publikisht arsyet reale që e çuan drejt largimit të parakohshëm nga shtëpia. Në një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe emocional, ai pranoi se gjendja e tij fizike dhe mendore ishte përkeqësuar ndjeshëm. “Jam i lodhur. Kam probleme nga pesha… nuk e mbaj mend njëherë çfarë dite është. Ora sa është? Më në fund e di sa është ora,” u shpreh Iliri, duke përshkruar konfuzionin dhe rraskapitjen që po përjetonte. Ai shtoi se problemet shëndetësore nuk ishin të lehta: “Nuk jam ndjerë mirë, sepse kam dhe këmbët të enjtura, me dhimbje. Nuk e përballoja dot më.” Sipas tij, përveç gjendjes fizike, presioni psikologjik brenda shtëpisë kishte ndikuar fort....
Burimi:
ntv.al