I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër fermere? Malbora nxjerr “zbuluar” Indrin
E ftuar në Ferma Club, Malbora Grura ka folur hapur për raportin mes Indri dhe Vanesa, duke u shprehur totalisht mosbesuese ndaj lidhjes së tyre. Pasi sqaroi edhe njëherë marrëdhënien që ka pasur me Indrin, Malbora hodhi dyshime të forta mbi sinqeritetin e raportit të tij me Vanesën, madje deklaroi se për të kjo lidhje nuk është reale. “Unë nuk besoj te marrëdhënia e tyre. Kjo lidhje për mua nuk ekziston fare. Kur e njeh dikë, e di si sillet ai në momente të ndryshme,” u shpreh ajo. Sipas ish-fermeres, sjelljet e Indrit gjatë kohës që ishte në raport me Vanesën nuk përputheshin me një lidhje serioze. “Ndërkohë që ishte në biseda me të, bënte plane për fundjava me pjesëmarrëse të tjera të fermës në...
Burimi:
vizionplus.tv