Familja e Labinot Rexhës reagon për situatat në BBVIP Kosova: Paralajmëron tërheqje nga gara

Familja e Labinot Rexhës reagon për situatat në BBVIP Kosova: Paralajmëron tërheqje nga gara

Familja e këngëtarit të njohur Labinot Rexha ka dalë me një reagim publik pas zhvillimeve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si artisti është trajtuar gjatë qëndrimit në reality show. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Rexhës në Facebook, familjarët kanë dënuar përplasjet verbale dhe, sipas tyre, presionin e vazhdueshëm psikologjik ndaj tij. Ata theksojnë se situatat e krijuara kanë tejkaluar kufijtë e një loje televizive, duke prekur dinjitetin dhe mirëqenien emocionale të këngëtarit. Sipas reagimit, një nga momentet më shqetësuese ka qenë zgjimi i tij nga gjumi në mënyrë provokuese nga një banore, veprim që familja e cilëson si të papërshtatshëm dhe të panevojshëm. Ata i bëjnë thirrje stafit dhe produksionit të formatit që...