“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten: Jemi shpirt binjak, ajo është unë dhe unë ajo

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten: Jemi shpirt binjak, ajo është unë dhe unë ajo

Elvis Pupa, aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, ka shpalosur veten 360 gradë në edicionin e tretë të Ferma Vip. Punët në sera por edhe në stallë dhe larg debateve, Visi shpalosi një anë të karakterit të tij, që jo të gjithë e njihnin. Teksa pa rrugëtimin e tij në Ferma Vip,  Visi shprehu edhe disa fjalë të ndjera zemre për bashkëshorten e tij Belina, për të cilën shprehu vlerësim, respekt dhe dashuri. Belina ishte mbrëmjen e sotme në Ferma Vip për të surprizuar bashkëshortin e saj. “Ai është paqja ime, qetësia ime. Unë ulem dhe pushoj të Visi”, tha Belina.