Dove Cameron konfirmon zyrtarisht fejesën me Damiano David!
Dove Cameron dhe Damiano David i Måneskin janë fejuar pas dy vitesh lidhje, me aktoren e Disney Channel që e konfirmoi lajmin e lumtur në një postim të ëmbël në Instagram më 3 janar. “Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj, duke treguar foton mahnitëse me një diamant, ndërsa çifti shikonte me dashuri njëri-tjetrin. “Gëzuar vitin e ri“, shkroi ajo. Thashethemet për fejesë kishin filluar që më 29 tetor, kur Dove u pa duke mbajtur një unazë të madhe e të shndritshme, ndërsa ecte me Damianon në Sydney të Australisë. Njoftimi erdhi menjëherë pasi ata festuan përvjetorin e tyre të dytë. “Dy vitet më të mira të jetës sime”, shkroi Dove në një postim në Instagram...
Burimi:
argjiroja.net