“Do e çoj në gjykatë”/ Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale

“Do e çoj në gjykatë”/ Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale

Ish-banorja e eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, por vëmendja është përqendruar te deklaratat e forta që ajo bëri në lidhje me lajmet dhe aludimet e publikuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.Lorna ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën ligjore, duke paralajmëruar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme që, sipas saj, kanë cenuar rëndë figurën dhe moralin e saj.Gjatë intervistës, ish-banorja u shpreh se ndaj saj janë hedhur akuza të pabazuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, duke theksuar se nuk do t’i lërë pa përgjigje ligjore.“Janë bërë aludime dhe shpifje ndaj meje...