Dasma u vendos, ja cilin çift votoi publiku për martesë në “Big Brother”
Showbiz E Mërkurë, 4 Mars 2026 08:28 Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda “Big Brother VIP Albania 5”, të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa & Stenaldo, të cilët morën shumë më pak vota gjatë një sondazhi të publikuar në faqen zyrtare në Instagram të Big Brother-it. Selin tha se i mungonte propozimi, ndërsa Gimbo nuk vonoi dhe i “propozoi” live. Kështu që këtë javë në “Big Brother” do të ndjekim një dasmë mes Gimbos dhe Selinës.
Burimi:
kohajone.com