Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore
Këngëtarja e njohur amerikane Demi Lovato ka njoftuar anulimin e disa datave të turneut të saj të ardhshëm, duke përmendur arsye shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram Story, ku theksoi se prioritet mbetet mirëqenia e saj dhe ofrimi i performancave sa më cilësore për fansat. Artistja 33-vjeçare ishte në përgatitje për turneun “It’s Not That Deep”, me ndalesa në disa qytete të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ajo pranoi se gjatë organizimit kishte mbingarkuar axhendën dhe se i duhet më shumë kohë për pushim dhe prova. “Lovatikët e mi – Jam shumë e emocionuar që do të rikthehem në skenë këtë vit. Por ndërsa po përgatitesha për turneun, kuptova se e kisha mbingarkuar veten”, u shpreh Lovato, duke shtuar se dëshiron...
Burimi:
argjiroja.net