Blake Lively dhe Justin Baldoni pa marrëveshje pas gjashtë orësh në gjykatë!
Blake Lively dhe Justin Baldoni ende nuk kanë arritur një marrëveshje në përballjen e tyre ligjore, pavarësisht një seance të gjatë gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në Nju Jork. Të dy aktorët u larguan nga gjykata pas rreth gjashtë orësh diskutimesh me gjyqtaren Sarah L. Cave, por pa një zgjidhje konkrete. Sipas një burimi për revistën People, palët nuk arritën të bien dakord gjatë negociatave. Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, deklaroi para gazetarëve se ende nuk është finalizuar asnjë marrëveshje, megjithatë theksoi se mbetet optimist për ecurinë e procesit. “Çështja do të vazhdojë. Jam shumë optimist dhe gjithmonë ekziston mundësia për një zgjidhje. Do të shohim,” u shpreh ai. Padia u ngrit fillimisht nga Lively, e cila akuzon Baldonin për ngacmim seksual gjatë xhirimeve...
Burimi:
argjiroja.net