Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, festuan 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, Malia Obama, duke publikuar foto dhe video të rralla familjare në rrjetet sociale. “Gëzuar ditëlindjen, Malia! Nuk e di se si kalon koha kaq shpejt, por gëzimi që të kam vajzë nuk zbehet kurrë”, shkroi Barack Obama në postimin e tij. Ai ndau dy fotografi, njëra ku Malia është ende foshnjë dhe ai i lexon librin për fëmijë Goodnight Moon, ndërsa tjetra është një foto e kohëve të fundit, ku Malia e përqafon të atin. Nga ana e saj, Michelle Obama publikoi në Instagram një video të shoqëruar me këngën “Happy Birthday” të Stevie Wonder, ku shfaqet duke pozuar së bashku me dy vajzat e saj,...
Burimi:
vizionplus.tv