Adeyemi sërish në qendër të kritikave, paraqitja në klipin e Loredanës irriton Dortmundin
Karim Adeyemi është rikthyer në vëmendjen e mediave gjermane, por jo për paraqitjet me fanellën e Borussia Dortmund. Sulmuesi 24-vjeçar ka shkaktuar debat pas pjesëmarrjes në videoklipin më të ri të bashkëshortes së tij, reperes Loredana. Futbollisti ka ndarë në profilin e tij në Instagram një pjesë nga projekti muzikor, ku shfaqet në disa skena të klipit. Një nga fragmentet që ka tërhequr më shumë vëmendje përfshin vargun: “Pumpgun, situata po bëhet e rëndë. Haaland ka të njëjtën vlerë tregu si Adeyemi”, referencë që ka nxitur reagime të shumta në rrjet. Sipas raportimeve të “Bild”, drejtuesit e Borussia Dortmund nuk kanë qenë në dijeni paraprakisht për përfshirjen e lojtarit në këtë projekt. Edhe pse aktivitetet jashtë fushës konsiderohen çështje personale, momenti i publikimit dhe ekspozimi...
Burimi:
argjiroja.net