Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës së Ramës: Propozon ulje të TVSH te energjia
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka reaguar për paketën e re fiskale. Në një deklaratë për mediat DIHA ngre shqetësimin për mungesën e konsultimit dhe ndikimit që pritet të kenë ndryshimet e propozuara për investitorët gjermanë. ` “Si përfaqësuese e biznesit gjerman në Shqipëri, DIHA është veçanërisht e vëmendshme ndaj ndikimit që ndryshimet e propozuara kanë mbi investitorët gjermanë, investimet ekzistuese dhe tregtinë ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat varen nga kushte tatimore të qëndrueshme dhe të parashikueshme për planifikimin afatgjatë. DIHA shpreh keqardhjen që komuniteti i biznesit nuk u përfshi në procesin e hartimit të paketës. Projektligjet nuk u publikuan për konsultim publik, siç parashikohet nga legjislacioni për njoftimin dhe konsultimin publik, ndërsa tekstet përfundimtare iu paraqitën Këshillit Tatimor vetëm...
Burimi:
syri.net