Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke denoncuar shkeljen e procedurave kushtetuese dhe të parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore në procesin për ndryshimin e kufijve të njësive të qeverisjes vendore. Në letër, shoqata ngre shqetësimin se procesi për riorganizimin territorial po zhvillohet në mënyrë të njëanshme, pa respektuar konsultimin me qytetarët dhe pa marrë në konsideratë qëndrimet e këshilltarëve vendorë. Sipas saj, 15 bashki rrezikojnë të shkrihen apo të ndryshojnë kufijtë, ndërsa banorët dhe përfaqësuesit e zgjedhur vendorë janë anashkaluar në një proces që prek drejtpërdrejt organizimin e pushtetit vendor dhe interesat e komuniteteve. Shoqata i kërkon Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore të reagojnë dhe të ndërhyjnë përpara...