SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me 8 institucione: Analizë e thelluar pasojave dhe qëllimit!
Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore në lidhje me ngërçin e krijuar me pagat e magjistratëve. PD kërkon që në seancë të jenë të pranishëm 8 institucione, përfshirë: Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë. “Kërkesa e PD bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026, ku thuhet se: “Kjo nënkupton edhe që gjatë shqyrtimit dhe miratimit të propozimeve ligjore që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, ku përfshihen pagat e tyre, procesi ligjvënës duhet të përfshijë një analizë tërësore dhe të detajuar të qëllimit të synuar dhe pasojave të...
Burimi:
javanews.al