Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!
Edukimi i një fëmije ka një kosto të konsiderueshme për familjet shqiptare. Shpenzimet nisin që në klasën e parë me blerjen e librave, të cilët, edhe pse ofrohen falas nga Ministria e Arsimit, shumë prindër preferojnë t’i blejnë në librari, pasi tekstet e ofruara nga shteti janë të plotësuara. Më pas, shpenzimeve u shtohen mjetet shkollore, veshjet dhe nevoja të tjera që lidhen me shkollimin. Të gjitha këto së bashku bëjnë që kostot për shkollimin të kapin vlerën e 20 mijë lekëve të reja në muaj. Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie thotë për TCH: “Edhe pse arsimi është falas, në fakt, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, mesatarisht për të gjithë Shqipërinë, të dërgosh sot fëmijën në shkollë të kushton rreth 20 mijë lekë të reja...
Burimi:
javanews.al