Shkollat hapin dyert, Tiranën e “paralizon” trafiku, kaos në akset kryesore

Shkollat hapin dyert, Tiranën e “paralizon” trafiku, kaos në akset kryesore

trafiku ne tirane TIRANË- Dita e parë e vitit të ri shkollor ka sjellë  trafik të rënduar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm, me prindër që kanë shoqëruar fëmijët në shkollë dhe qytetarë të tjerë që janë nisur drejt punës, duke vështirësuar qarkullimin në rrugët e kryeqytetit. Situata më problematike paraqitet në Unazën e Madhe, nga zona e Liqenit deri në afërsi të Paskuqanit, ku është krijuar fluks i lartë automjetesh dhe lëvizja vijon me ritme të ngadalta. Trafik i rënduar raportohet edhe në zonën e Kthesës së Kamzës, duke shtuar vështirësitë në qarkullim në hyrje-daljet e kryeqytetit. Situata pritet të vijojë të jetë problematike edhe gjatë orëve në vijim, për...