Shkolla historike “Ryzhdije” në Prizren po restaurohet

Shkolla historike “Ryzhdije” në Prizren po restaurohet

Shkolla e vjetër “Ryzhdije” në Prizren po i nënshtrohet restaurimit, me qëllim ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të saj. E ndërtuar në vitin 1896, ndërtesa për vite me radhë ishte përballur me dëmtime dhe braktisje. Tashmë, me investimin e Ministrisë së Kulturës, kanë nisur punimet për rikthimin e saj në gjendje të përshtatshme. Përmes këtij projekti synohet mbrojtja e një objekti me rëndësi për historinë e arsimit në Prizren, si dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë me dinamikë të lartë./KultPlus.com